TIRANË- Detaje të tjera zbulohen nga operacioni në Has ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

“BalkanWeb” ka siguruar fotot ku shihet droga e sekuestruar, e cila siç duket ishte bërë gati për t’u hedhur në treg. Siç shihet dhe në pamje, droga e ndarë në pako, ishte vendosur nëpër kuti kartoni, ndërsa mendohet se futej nëpër valixhe për t’u transportuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq janë mësuar dhe informacione e para për personat e arrestuar. Identitetet nuk jepen për shkak të sekretit hetimor.

Në pranga shtetasit:
1- V. B.
2- F. C.
3- XH. SH.
4- M. SH.
5- A. SH.

“BalkanWeb” mëson se operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb