Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka publikuar bilancin e javës që lam pas në lidhje me monitorimin në të gjitha akset rrugore.

Sipas komunikatës, 3 drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga dhe 2 të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërkohë që janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun 🚔.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë javës që lamë pas:

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

⛔️Është pezulluar 1 leje drejtimi, për shkeljet rrugore “Rregullim i qarkullimit në qendrat e banuara”, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor” dhe “Ndalimi i qendrimit dhe pushimit të mjeteve”, shkelje këto të filmuara dhe të publikuara në disa media.

Janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

  • 229 për parakalime të gabuara 🚗
  • 122 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 🚔
  • 48 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 📱🚗
  • 93 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
  • 10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit 🍻🚫
  • 11 për mungesë dokumentesh ⚠️
  • 134 për parkim të gabuar 🚫🅿️
  • 1314 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor ⚠️

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalime të gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: