Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të tretë teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga momentet e panikut që ai dhe mbështetësit e tij përjetuan në Pensilvani.
View this post on Instagram
“Amerika të bashkohet”, ishte mesazhi që Trump ndau bashkangjitur me një portret të tijin në rrjetin social Instagram.
Pas atentatit të dështuar. por që megjithatë la pas një viktimë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, reagime të shumta kanë ardhur në mbështetje të Trump dhe kundër dhunës, madje edhe nga kampi demokrat.
Më herët Trump njoftoi se do të qëndronte besnik ndaj planit të tij fillestar për të marrë pjesë në Konventën Republikane dhe më pas gjatë javës në një takim të ngjashëm me atë të Pensilvanisë, në Wisconsin.