Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Duke iu referuar shifrave të personave me ndihmë ekonomike, pensionistë apo invalidë dhe të papunë, Meta shkruan se përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar.

“Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.
Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.
E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.”, shkruan Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: