Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka i ftuar sot në studion e “A Show” në News 24 komentoi situatën politike. Shqiptarët sipas tij kanë sot dy alternative, të shkojnë pas arrogancës së Ramës, ose të zgjedhin një model si ai i Bashës.

“Rama ka dështuar, qytetarët kanë dy alternativa tani, modelin Rama që është cinik. Nga ana tjëtër është edhe Bashën një lidër që rrezaton mirësi dhe shpresë”.

Sa për kryebashkiakun Veliaj, Ndoka tha se ai s’ka bërë as gjysmën e punëve që ka premtuar në Tiranë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: