SHKUP-Ambasadori amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers ka shprehur shqetësime lidhur me ndarjet e theksuar ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend.

“Po krijohet përshtypja se dy grupet më të mëdha etnik në Maqedoni po largohen, dhe kjo është e rrezikshme”, deklaroi ambasadori amerikan në një intervistë për 24Vesti. Ai ka theksuar se SHBA këtë dukuri e shohin si arsye për t’u shqetësuar.

Ai u ndal edhe në zgjidhjen e kontestit të emrit dhe angazhimin amerikan në këtë proces.

 

“SHBA përkushtohen në gjetjen e zgjidhjes për emrin dhe do të pranojë çfarëdo vendimi për të cilën pajtohen të dy palët. Mund të ndihmojmë, por nuk mundemi ta zgjidhim ne problemin e juaj. Baza e demokracisë është dialogu, politikanë duhet të bisedojnë”, tha ambasadori Wohlers.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: