Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare në një lidhje live përmes “SKYPE” në rubrikën “Opinion” në News24, foli për vendimin që do të jepet nesër nga Gjykata Kushtetuese.

Tare ngriti shqetësimin duke thënë se dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj, përbën rrezik për kulturën dhe identitetin kombëtar.

Mes të tjerash ai tha se territoret e Parkut Kombëtar të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime.

“Ka gati tre vite që është e pranishme në media e publik kjo çështje. Nesër është vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj është një vendim i paprecedentë. Nuk ka ndodhur që një trashëgimi e UNESCO-s t’i jepet në menaxhim një subjekti të huaj. Territoret e Parkut Kombëtar të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime.

Përtej sarkazmës, në Shqipëri ka njerëz ka njerëz me ndershmëri që kuptojnë se ky veprim është i rrezikshëm. Unë jam optimist dhe mendoj se gjykata do japë vendimin e duhur.”, u shpreh Auron Tare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: