TIRANË

Situata politike, tensionet nuk ndikojnë në planin e Aleancës së Atlantikut Verior për bazën ajrore të Kuçovës. Kështu deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se investimi i NATO-s do të vijojë, dhe se ky plan tregon se sa e rëndësishme është Shqipëria për NATO-n.

“Ne do të vazhdojmë me programin tonë të investimeve në bazën ajrore siç e kishim planifikuar. Trazirat, tensionet nuk do të ndikojnë në mënyrën si do ta realizojmë. Kemi një plan, dhe ne investojmë në projekte ushtarake, përfshirë në këtë bazë ajrore. Për mua është një shembull se sa e rëndësishëm është NATO për Shqipërinë dhe Shqipëria për NATO-n. Për sa kohë jemi të bashkuar, jemi të sigurt. Kjo është arsyeja që NATO duhet të investojë. Këto na kanë mbajtur ne të bashkuar për 70 vite dhe kështu do vazhdojmë dhe në të ardhmen. Edhe njëherë dua të falënderoj Shqipërinë për kontributin në NATO”, tha Stoltenberg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb