Akademiku Artan Fuga i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” tha se Akademia e Shkencave duhet të jetë një vend ku ndriçon truri i kombit.

Për profesorin, ajo që po ndodh me Akademinë e Shkencave është një temë e nxehtë dhe duhet të jetë në interesin e të gjithë shqiptarëve. Fuga u shpreh se po diskutohet nëse ASH shkon nga lindja apo perëndimi.

Me ligjin e ri dhe të vjetër, Akademia e Shkencave duhet t’i japë tonin asaj që quhet dija kombëtare. Nëse Akademia nuk funksionon, nuk funksionon truri i kombit. Ne rrezikojmë të mbetemi kombi më i errët, kombi më i prapambetur, kombi më larg arritjeve moderne. Jemi duke diskutuar se jemi në rrugën e një akademie që shkon nga lindja apo nga perëndimi. Kjo është një temë shumë e nxehtë.”, deklaroi Fuga.

Fuga shtoi se universitetet po shkojnë në degradim, sepse ligjet që bëhen janë jashtë Kushtetutës aktuale në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Ky ligj degradon universitetet publike. Ky ligj shprehet se titulli i profesorit shkon nga vendi i parë në vend të tretë. Është degradim i statusit profesional të dhjetëra profesorëve e qindra. Me këtë ligj, degradohen universitetet publike, sepse ata kanë në përbërje vetëm ata që janë në gradime të gradave të nivelit të tretë. Shoqëria jonë ka mënyra për të vepruar.

Doli ligji dhe u aprovua për 2 ditë. Si mund ta aprovosh për dy ditë, sikur ëhstë ndonjë gjykatë ushtarake? Ligji për arsimin e lartë është në kundërshtim me kuadrin ligjor kushtetues aktual. Një ligj që ndërtohet duhet të jetë në përputhje me ligjet që janë në fuqi”, tha Fuga.

Artan Fuga vlerësoi se vendi është në një krizë të thellë institucionale parlamentare dhe të përfaqësimit lokal.

“Unë si Artan mendoj se nuk mund të bëhen në të njëjtën ditë e kohë zgjedhjet politike lokale dhe ata të përgjithshme. Kjo sepse duhet të ketë diversitet, ndërsa nëse do bëheshin zgjedhjet në të njëjtën kohë, nuk do kishte larmishmëri. Derisa në këshilla bashkiakë ka këshilltarë që janë njësoj me pushtetarët apo kryetarët e bashkive. Jemi në krizë. Di që Shqipëria nuk mund të vazhdojë me një krizë institucionale, ku kriza ka kapur edhe parlamentin, edhe pushtetin lokal. Kriza është vertikale. Ligjet nuk janë të mira sepse parlamenti nuk është funksional.  Nesër do të përballemi me probleme edhe më të rënda, me gjithë këtë rrëmujë.”, u shpreh profesori.

Akademiku Fuga deklaroi se me një Kod të mirë Zgjedhor, në Shqipëri mund të ketë zgjedhje të lira.

“Për mua me Kod të Ri të mirë zgjedhor, duhet të hyjmë në zgjedhje. Kam studiuar Kodin Zgjedhor dhe aty thotë se një njeri që kandidon për një post nuk mund të përdoret për qëllime politike. Duhet Kod Zgjedhor . Nuk pyet njeri për kandidatët e pavarur, as për partitë e vogla. Duhen votime të drejtpërdrejta, ta di se për kë votoj, duhen shanse të barabarta. Nuk mundet që një person mjafton të ketë lidhje me kryeministrin ose deputet dhe ai bëhet me pushtet absolut, ndërsa unë mund të jem personalitet dhe nuk më voton kush sepse nuk kam mbështetje politike.  Të gjitha që parashikohen në Kod Zgjedhor janë të shkelura. Nuk ka nevojë fare të shpiken gjërat, i ka Europa, i ka bota modelet më të mira. Një Kod Zgjedhor i mirë zgjidh gjithçka. Mund të them se edhe opozita s’;ka menduar gjithmonë për qytetarët.  Jemi në krizë, siç bën edhe Akademia e Shkencave”, u shpreh profesori Artan Fuga.

I pyetur se çfarë reflektimi mund të ketë nga Presidenti pas kërkesës së Akademisë së Shkencave ndaj tij për të rishikuar dekretin për refuzimin e Skënder Gjinushit në krye të kësaj Akademie, Artan Fuga tha se është një kërkesë absurde që edhe të dojë Meta nuk ua jep dot.

Lidhur me ligjin e miratuar nga parlamenti, ai e cilësoi shkelje të Kushtetutës.

“Çfarë mund të bëjë një njeri që e ka gjykuar një gjë dhe nuk mund ta gjykojë më. Presidenti e di vetë. As nuk mund ta marr mundimin të them. Si studiues them se kanë kërkuar një gjë që edhe sikur të dojë ai nuk mund tua japë. Në ligjin e pardjeshëm i kanë hequr të drejtën pres të emërojë kryetarin e ASH. Kanë shkelur Kushtetutën. Ai ligj ka shkelur Kushtetutën”, u shpreh Fuga.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb