Ardian Ismajli është me një këmbë larg Empolit, fakt që e pranoi edhe trajneri Roberto D’Aversa. Pas takimit kundër Udineses, ku Ismajli u shpall lojtari i ndeshjes, trajneri D’Aversa nuk preferoi të ndalej gjatë te paraqitja e tij, kjo për një arsye të fortë:
“Duhet të flasim pak për Ismajlin pasi është rreziku që ta humbasim në janar”, thekso trajneri i Empolit në konferencë për shtyp, duke konfirmuar atë që qarkullon prej kohësh në mediat italiane, Ismajli pritet të ndryshuar skuadër gjatë janarit.
(BalkanWeb)