HIMARE

2 persona, të cilët rrezikonin jetën në ujërat detare të Dhërmiut kanë arritur të shpëtojnë falë ndihmës së policisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13;45 ku efektivët e policisë janë njoftuar se 2 persona rrezikonin jetën si shkak i erës së fortë.

Të dy ata kishin dalë me gomone për të lundruar por për shkak të kohës së paqëndrueshme era i kishte shtyrë në thellësi të detit.

“Policia Kufitare u dha ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve.

 

Ata kishin dalë me gomonen (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb