Deputetja e PS, Milva Ekonomi e ftuar në emisionin “A Show” në News24 ka kritikuar disa media që sipas saj, nuk informojnë por interpretojnë punën e qeverisë duke marrë copëza të dhënash dhe duke krijuar historira.

Ajo tha se në botë ka presion të madh, jo vetëm Shqipëria e ka këtë lloj problemi dhe se te mediat shqiptare reflektohet edhe ai shqetësim që vjen nga bota.

Ish-ministrja e Ekonomisë, deklaroi se PPP është instrument që është zhvilluar nga Banka Botërore dhe në 13 risqet financiare publike në Shqipëri janë edhe PPP.

Ekonomi sqaron se sipas BB, stabiliteti financiar është shqetësimi i parë, për të cilin jemi në dijeni dhe se me rëndësi është mënyra se si reagon ndaj tij.

PPP është diçka, një instrument i zhvilluar nga Banka Botërore. BB nuk ka qënë e pakënaqur por ka thënë se në rrisqet që ka Shqipëria ekziston edhe kjo. Shqipëria ka 13 risqe, PPP janë një nga këto risqe. Shqetësimi i parë është stabiliteti financiar”,- tha ajo.

Në lidhje me koncensionin e rrugës Milot-Balldren, ajo tha se u miratua nga Kuvendi, por standardi i rrugëve në Shqipëri nuk është si i BE.

“Propozimi i pakërkuar merrte 10 pikë, por propozim të pakërkaur nuk ka më për rrugë kombëtare, ka për vepra shumë të mëdha që kanë të bëjnë me porte, me aeroporte për të pasur pavarësi energjitike”-tha Ekonomi.

Duke folur për sistemin e drejtësisë, Ekonomi tha se SPAK është duke ecur përpara dhe se do të vejë në krye prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ajo shtoi më tej se sektori i drejtësisë dhe policisë ishte më i korruptuari dhe se sfidë e PS mbetet lufta ndaj korrupsionit që vret njerëzit e thjeshtë.

“Po bëhet rigjenerim i sistemit të drejtësisë me ligje që miratohen nga Kuvendi dhe zbatohen nga ekzekutivi. Edhe politikanët do kalojnë vettingun, s’ka më persona që do shpëtojnë nga vettingu. Mesazhi është se nëse njerëzit kanë bërë gabime do shkojnë para drejtësisë. Ajo drejtësi që gjykon ata njerëz është e pastruar nga interesat korruptive”-deklaroi Ekonomi. Përsa i përket opozitës, Ekonomi tha se e ka patur hapësirën e vetë parlamentare për të qenë eficente.

Sipas saj, gjërat politike do të shkojnë njësoj deri në 2021 dhe opozita do të ulet në tavolinë për Kodin Zgjedhor, pasi duhen marrë disa masa që i shërbejnë të ardhmes së Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb