Përdorimi i kufjeve të celularëve për mbi një orë dhe me një intensitet të lartë muzike që shkon mbi 80 decibel çon në rënie të ndjeshme të dëgjimit pas 10 apo 15 vitesh.

Në një intervistë për “BalkanWeb” doktoreshw Klodiana Zaharia, mjeke orl pranë poliklinikës së specialiteteve në Tiranë analizon dëmtimet e parikthyeshme të dëgjimit nëse muzika dëgjohet me volum maksimal mbi 100 decibel.

Mjekja analizon me detaje rrezikun që vjen nga kufjet nëse ato emetojnë muzikë edhe pasi na zë gjumi.

Sipas mjekes rënia e dëgjimit nga muzika e lartë po njeh rritje të madhe vitet e fundit çka pritet të mbart një kosto të lartë financiare pas një apo dy dekadash për përdoruesit e teknologjisë smartphone që sot janë të rinj dhe neglizhojnë hapur rrezikun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb