Një foto e inerteve të hedhura te ‘Rana e Hedhun’ në plazhin e Shëngjinit që rrezikonte pushuesit si rezultat i rënies së gurëve, qarkulloi në rrjete sociale ditën e sotme.
Referuar kësaj ngjarje ka reaguar edhe Policia Vendore e Lezhës. Bëhet me dije se janë vënë nën hetim dy persona dhe materialet janë dërguar në prokurorinë e Lezhës pasi me veprimet e tyre kanë rrezikuar edhe pushuesit që po vizitonin plazhin e bukur të Ranës së Hedhun.
Njoftimi: Më datë 21.07.2022, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për shtetasit S.T, dhe L.A. 52 dhe 42vjeç, banuesë në Tiranë, sepse më datën 20.07.2022, janë konstatuar në zonën e “Ranës së Hedhun”, Shëngjin, Lezhë, duke kryer punime në rrugën Shëngjin-Velipojë, të cilët kanë rrezikuar pushuesit, si rezultat i renies së gurëve. Neni 289 i Kodit Penal.