Të paktën 18 persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua dhe mori flakë ndërsa po ngrihej nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, të mërkurën.

Piloti, i cili aktualisht po merr trajtim në spital, është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti fatal.

Rreth 19 persona ishin në fluturimin testues të Saurya Airlines, duke përfshirë anëtarë të stafit teknik të linjës ajrore dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Avioni ishte nisur për në Pokhara, një destinacion popullor turistik.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:15 me orën lokale (05:30 GMT), disa minuta pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan, sipas një deklarate nga qendra koordinuese e kërkim-shpëtimit e Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit.

Në deklaratë thuhet se avioni “u kthye djathtas dhe u rrëzua në anën lindore të pistës”.

“U raportua se zjarri u vu nën kontroll dhe puna e shpëtimit filloi menjëherë”, shtoi ai.

“U mblodhën trupat e pajetë të 18 personave dhe një i plagosur u shpëtua dhe u dërgua në spital”.

Zëdhënësi i policisë nepaleze Dan Bahadur Karki gjithashtu konfirmoi vdekjen për BBC Nepali.

Një zyrtar i aeroportit tha se “disa zhurma kërcitjeje u dëgjuan” nga avioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: