FRANCË- Ekipet e shpëtimit kanë tërhequr trupat e parë të personave që humbën jetën në fatkeqësinë ajrore të aeroplanit “German Wings” që u rrëzua në Alpet franceze, njoftojnë mediat gjermane.

Sipas mediave tërheqja e trupave ka filluar pasdite duke cituar një zëdhënës të policisë franceze i cili nuk ka bërë të ditur se sa trupa janë nxjerrë nga humnera.

Bëhet me dije se tërheqja e trupave të tjerë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Në avionin gjerman të rrëzuar para pak ditësh udhëtonin 150 persona, në mesin të cilëve 72 gjermanë, nga të cilët 16 gjimnazistë.

Disa familjarë të viktimave kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët pritet të udhëtojnë sot nga Dyseldorfi dhe Barcelona.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb