Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, deklaroi se SHBA ka të dhëna se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines që u rrëzua më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona.

Kirby nuk dha më shumë detaje, por u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë për hetimin e aksidentit ajror ë mënyrë që të zbardhen detajet.

Mendohet se avioni është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore teksa u përpoq të ulej në Çeçeni, përpara se të devijohej përtej Detit Kaspik në Kazakistan, ku më pas edhe u rrëzua.

Ai shtoi se SHBA kishte të dhëna të cilat kalojnë përtej fotove të cilat qarkullojnë në rrjet.

Ekspertët e aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS të aeroplanit u prekën nga bllokimi elektronik dhe më pas u dëmtua nga copëzat nga shpërthimet e raketave ruse të mbrojtjes ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb