Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork.

Një zëdhënës i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët si Agustin Escobar, një shef ekzekutiv i Siemens dhe Merce Camprubi Montal  që besohet të jetë gruaja e tij sipas raportimeve të mediave amerikane.

Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit.

“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy ndërruan jete nga plagët,” tha policia.

Lesly Camacho, një punëtore në një restorant përgjatë lumit në Hoboken, tha se ajo pa helikopterin duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej në ujë.

“Ishte një tufë tymi që dilte. Ai po rrotullohej shumë shpejt dhe u ul në ujë me shpejtesi dhe force,” tha ajo.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams konfirmoi gjashtë vdekjet dhe tha se autoritetet besonin se turistët ishin nga Spanja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb