Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes pranë aeroportit të Toscany Flight, në provincën e Pisa.

Paraprakisht dyshohet se avioni mund të jetë përplasur, dhe më pas të jetë rrëzuar, megjithatë policia po vijon hetimet.

Gjithashtu një ekip zjarrfikës ka ndërhyrë për të nxjerrë trupat e pajetë që ishin bllokuar në avion.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rrëzimin e avionit, ndërkohë autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb