MEKSIKE- Një zyrtar shtetëror dhe tre njerëz të tjerë kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar në veri të Meksikës. Zëdhënësi i shtetit Coahuila ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur në një pjesë të largët në veri të vendit, i cili ndodhet mes Muzquiz dhe Boquillas.

Rogelio Diaz nga agjencia shtetërore për zhvillim ekonomik, ka konfirmuar se në këtë aksident ka humbur jetën zëvendëssekretari i kësaj agjencie, Francisco Garcia Castells Alanis, citon rel.

Diaz tha se bashkëpunëtori i tij kishte shkuar për pushime së bashku me kunatin e tij. Ai ka thënë se nuk di identitetit e viktimave të tjera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: