JAPONI– Të paktën 3 persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri me 9 persona në bord në prefekturën e Naganos në Japoni. Sipas mediave vendase helikopteri i shpëtimit është rrëzuar në malin Haçibuse, Japoninë Qendrore.

Në bordin e helikopterit ishin 7 zjarrfikës, një pilot dhe një inxhinier. Autoritetet kanë konfirmuar 3 të vdekur, ndërsa 2 janë dërguar me urgjencë në spital, kurse 4 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Helikopteri u ngrit nga aeroporti Matsumoto rreth orës 1:30 me orën lokale, ndërsa është rrëzuar rreth orës 1:53. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, policia vijon hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: