ARABIA SAUDITE-Një princ i Arabisë Saudite dhe disa zyrtarë të tjerë kanë humbur jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin është rrëzuar.

Njoftohet se personat në bordin e helikopterin kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e saktë të viktimave, por nga të dhënat paraprake mësohet se të gjithë pjesëtarët në bord kanë humbur jetën.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e rrëzimit të helikopterit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb