SIRI- Dy ushtarë rusë kanë humbur jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin është rrëzuar në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas njoftimit, helikopteri Mi-28 nuk është sulmuar, por ai është rrëzuar në provincën Homs, gjatë ditës së sotme.


Sakaq, trupat e pilotëve janë gjetur dhe janë dërguar në bazën ajrore ruse në Hmeymim.


Ndërkohë, nuk dihen ende arsyet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa ministria e Mbrojtjes tha se një grup i ekspertëve po punojnë në vendin e rrëzimit të helikopterit, për t’i hetuar rrethanat e incidentit.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: