VENEZUELE

Një helikopter ushtarak venezuelian është rrëzuar, duke vrarë shtatë personat e gjetur në bord. Mes të vdekurve rezulton të jenë edhe tre kapitenë, dy majorë dhe dy nënkolonelë.


Helikopteri Cougar Siglas po fluturonte nga Karakasi në San Carlos, në shtetin e Kojedes. Helikopteri u rrëzua pak pasi kishte lënë kryeqytetin venezuelian në një zonë të pyllëzuar të komunës së Caracas, El Hatillo.


Nicolas Maduro ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit dhe miqtë e atyre që  kanë humbur jetën në këtë incident.


Ai akuzoi Uashingtonin dhe mbështetësit e udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido, për konspiracion “për të dobësuar, ndarë dhe shkatërruar forcat e armatosura bolivare nga brenda.

Guaido bëri thirrje edhe për rrëzimin e Maduro të martën e kaluar, duke pretenduar se ushtria ishte në anën e tij, por kjo përpjekje dështoi pas dy ditësh protesta pasi ushtria mbeti kryesisht besnike ndaj presidentit të zgjedhur.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb