BEOGRAD-Një helikopter i ushtrisë serbe, i cili po mbarte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.


Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se shtatë njerëz kanë qenë në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja.


Radiotelevizioni i Serbisë raporton se të gjithë personat ne bord besohet se kanë vdekur. Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës.
Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur.


(d.b/BalkanWeb)

Etiketa: