TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, pasi një djalë i vogël ka humbur jetën aksidentalisht.

Sipas policisë, 13-vjeçari me inicialet Sh.B. ka është rrëzuar teksa bënte xhiron me biçikletë, e cila rezultoi fatale për të.

I mituri përplasi kokën në asfalt dhe menjëherë u dërgua në spital, ku ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mart Pirta” në Tiranë.

“Më datë 26.05.2017,  ne rrugën “Mark Pirta”, shtetasi i mitur Sh.B, vjeç 13, banues në Tiranë, aksidentalisht është rrezuar nga biçikleta me kokë në asfalt dhe për pasojë ka vdekur në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiran,” shkruhet në njoftimin e policisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb