Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u rrëzua nga një Jet Ski, që kishte marrë me qira në plazhin e Dhërmiut. Policia përmes një njoftimi zyrtar shprehet se shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb