Ishte një nga opsionet dhe ndoshta më i vështiri, por që tani është rrëzuar plotësisht. Nuk do të ketë asnjë shtyrje dhe sezoni i ri i Superligës do të nisë sipas axhendës më 24 gusht. Kjo konfirmohet nga lëvizjet e fundit në korridoret e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubeve. Më i rëndësishmi ka të bëjë me Skënderbeun.

Takaj
Takaj

Ndryshe nga sa parashikohej, skuadra korçare do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar, pavarësisht pezullimi 10 vjeçar nga Kupat e Europës, dënim i dhënë nga UEFA dhe i firmosur edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. E sigurt për këtë është gazeta sportive më e madhe në vend “Panorama Sport”.

Web33
Web33

Në numrin e saj të së mërkurës, që në faqen e parë, kjo e përditëshme zbulon se Ardian Takaj ka marrë vendimin e rëndësishëm jo vetëm për Skënderbeun, por edhe për garën në edicionin 2019/2020 të Superligës. Jo vetëm kaq, pasi duke qëndruar në raportimin e gazetës, numri një i klubit korçar kërkon të rikthejë në pankinë Ilir Dajën, teksa ka ndryshuar krejtësisht kurs në merkato: bllokimi largimeve dhe blerje të reja për të forcuar ekipin.

Fshf 1280x720
Fshf 1280×720

E ardhmja e Sknëderbeut ishte një çështja më e vështirë për t’u zgjidhur në prag të sezonit të ri, ndërsa ende mbeten në “ajër” klubet që kanë probleme me financat dhe si rrjedhojë me licensimin. Por kjo nuk e pengon Federatën të vazhdojë me programin, që sipas rendit kërkon si fillim hedhjen e shortit që do të përcaktojë kalendarin e Superligës. Në një moment të dytë do të përcaktohet nëse do të ketë ose jo ndryshime në tabelën e skuadrave që do të luajnë në kampionatin elitar të futbollit në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb