GREQI

Rrihet barbarisht në një burg grek 19-vjecari shqiptar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një grek vrau studenten greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor  në Rodos.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Avlonës, teksa disa të burgosur grekë kanë hyrë në qeli dhe kanë dhunuar shqiptarin Aleksandër Luka.

“Nuk e bëra unë”- bërtet shqiptari në videon e publikuar nga mediat greke.


https://www.youtube.com/watch?v=Y7Xt3uYSsPU

Pas dhunës, 19-vjeçari është  dërguar në spitalin “Evangelismos”.

2563014

Ngjarja:

Studentja greke Eleni Topaloudi u vra nga dy të rinjtë pasi refuzoi kërkesën e 19-vjecarit shqiptar dhe të mikut të tij grek 21-vejcar për të shkuar në shtëpinë e këtij të fundit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale.

Mediat greke shkruajnë se pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.

21-vjeçari grek i përfshirë po ashtu në vrasje,  njihet si fëmija e një familje shumë të pasur ndërsa ka punësuar avokatin më të mirë në Greqi.

Ndonëse shqiptari tha se kishte qenë Manolis Koukouras ai që kishte qëlluar vajzën e re, ky i fundit ia ka hedhur fajin shqiptarit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb