FUSHE ARREZ

Një nga  komisioneret  e Qendres së  Votimit nr. 0398 që  i përket fshatit Kryezi në  Bashkinë e  Fushë – Arrëzit është rrahur mbrëmjen e kaluar . Kol Kolica, i cili u soll për kryerjen e ekzaminimeve në  shërbimin spitalor të Pukës tregon për gazetarin Armir Mehja momentin e dhunës së  ushtruar  ndaj tij.

“Kam qenë pranë lapidarit të Bardhetit, kur një grup eksponentësh të PD m’u afruan dhe më thanë largohu nga këtu. Unë po prisja një shokun tim dhe nuk u largova. Me tej,  filluan duke  më thënë se ne kemi manipuluar zgjedhjet.

Ju argumentova se nuk ishte e vërtetë, pasi në pjesen e  dytë të ditës në qendrën tonë ishin prezent dhe përfaqësuesit e OSBEE ODIHR-it, të cilët mund të pyeten nëse në qendrën ku isha  unë kishte parregullësi. Debatet pastaj precepituan në dhunë, duke më goditur në këmbë,  në brinjë dhe në pjesën e fytyrës.

Por jo çdo gjë sipas komisionerit Kolë Kolica  ka  përfunduar  mbrëmë,  pasi  sot  në mengjes  komisioneri i Partise Socialiste është  kercënuar  sërish nga personi që e dhunoi mbrëmjen e kaluar.

“Sot më erdhi sërish i njëjti përson që më qëlloi mbrëmë dhe më tha se nëse mua do më arrestojnë, gjej vrimë dhe futu”, deklaroi ai.

Kolica  mësohet  se  është marrë  në  mbrojtjen e  Policisë  së  Shtetit, e cila  kryen  sisitematikisht  prej  mbrëmë  shoqërimin e  komisinerit  të  Partise Socialiste,  ndërsa  ky  i fundit i cili  i ka shkruar  dhe ministrit Lleshaj  tregon se  nëse  Shteti  nuk merr masa për dhunën e ushtruar ndaj tij  atëherë do të bëjë  vetgjyqësi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb