Kur duhen tashmë edhe tre javë deri në 23 qershor, kur populli anglez do të thirret të vendosë me referendum, nëse vendi duhet të dalë nga Bashkimi Europian, një burrë i shqetësuar sillet vërdallë nëpër Londër.

Bëhet fjalë për Ian McEwan, 67 vjeç, shkrimtari kombëtar më i vlerësuar, edhe për shkak të pozicioneve që ka marrë mbi tema të ndryshme publike.

“Kam arsye publike dhe personale për të qenë në ankth nga Brexit”, thotë. “Dhe nuk kanë të bëjnë aq shumë me Mbretërinë e Bashkuar, se sa me Europën, e cila duket në buzë të humnerës, viktimë e një gjendje të keqe të përgjithësuar. Pa një Union të fortë, nuk besoj se do të ia dalë të mbajë kaq fronte të hapur: agresivitetin e Rusisë, presionin e imigrantëve, krizën e Euros, reshtimet raciste dhe të djathtës ekstreme. Nëse ne largohemi, do të jetë një ortek. Nga Franca e Le Penit, deri në shtete si Holanda apo Austria, suksesi i partive euroskeptike do të rritej. Ndoshta nuk duhej bërë ky referendum”.

Përse?
Sepse ata që votojnë nuk e dinë mirë për se bëhet fjalë. Ka që mendojnë: provojmë të shohim se çfarë do të ndodhë nëse largohemi për disa vite; pastaj, po nuk funksionoi, rikthehemi. Të tjerë thonë se tek BE humbasim sovranitetin, por është absurde. Njerëzit nuk e dinë lodhjen e madhe që është dashur për t’u afruar, nuk e kujtojnë që vetëm falë Unionit kemi patur disa dekada begati. Për disa, dalja nga Europa është kthyer në një fiksim. Pothuaj një fe e re ekstremiste.

Ju keni qenë shpesh një zë skeptik dhe kritik, por asnjëherë kaq i frikësuar për të ardhmen. Cfarë ka ndodhur?
Për referendumin jam bërë pesimist. Pastaj kam frikë se Donald Trumpi do ia dalë të marrë votat e klaës punëtore. Dhe më tremb edhe më shumë ekstremizmi i rilindur europian, i cili ushqehet me antisemitizëm dhe ksenofobi. Pakëz pesimizëm, kujt shkruan mund t’i shërbejë, por ekziston rreziku i ekzagjerimit. Për një klimë si kjo kisha shkruajtur në një libër timin, “Qentë e zinj”.

Nëse fiton Brexit, do të ikni?
Jo. E kisha thënë përpara zgjedhjeve nëse fitonte Thatcheri, pastaj qëndrova. Librat, kafeja dhe miqtë mbeten të njëjtët, dielli lind po njësoj. Pastaj, e ku do të shkoja? Në Mars?

Cila është gjëja që keni lexuar, parë apo dëgjuar në muajt e fundit, që ju ka mbajtur zgjuar: jo prej të kuptuarit, por prej kënaqësisë së pastër?
Një roman që ende nuk ka dalë: “The Gustav Sonata” e Rose Tremain. I shkëlqyer. Kur e përfundova, provova për të një mirënjohje oqeanike, pikërisht atë që ndien përpara një libri që e do shumë.

Libri juaj i fundit është “Guacka”. Mendoni që ekziston tundimi për t’u mbyllur?
Po, një guackë do të ishte vendstrehimi i përsosur. Romani -et për të tashmen, sepse rrëfimtari provon fillimisht të mendojë për botën bashkëkohore me optimizëm, më pas kur thellohet më shumë në analizë, bëhet kaq pesimist, saqë kërkon një vend ku të fshihet.

Nëse do të mund ta bënit, dhe pastaj të dilnit jashtë pas 50 vitesh, për cilën gjë do të donit të informoheshit më së pari?
Për nivelin e detit. Jo, prit: do të doja të dija nëse romanet e mi i gjen ende./Telegraph – bota.al/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: