Kompania naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania e cila operon në Patos-Marinzë raporton rritje të pagesave për tokat e marra me qira nga banorët e zonave përreth. Për vitin 2019, numërohen mbi 800 kontrata të cilat kryesisht janë lidhura me familjet që kanë nën pronësi tokat ku zhvillohen operacionet hidrokarbure të kompanisë. Ndërkohë sipërfaqja totale e marrë në qira nga Bankers arrin në rreth 2.9 milionë metra katrorë.

Thumbnail Image001
Thumbnail Image001

Njëherësh me rritje e numrit të kontratave dhe sipërfaqes së operimit janë rritur pagesat për qiratë. Këto të ardhura shkojnë kryesisht për familjet që jetojnë rreth zonës së Patos-Marinzës duke ndikuar kështu edhe në rritjen e nivelit të jetesës për ta. Sipas të dhënave nga kompania, Bankers ka paguar mbi 11 Milionë dollarë në qira tokash përgjatë vitit 2019.

Nëse 10 vite më parë numëroheshin vetëm 63 kontrata qiraje, sot numërohen mbi 800 të tilla duke shënuar kështu një rritje prej mbi 800% përgjatë kësaj periudhe kohore. Ndjeshëm është rritur edhe vlera e pagesave. Nëse në vitin 2009 u paguan rreth 800 mijë dollarë në qira tokash, sot Bankers ka derdhur më shumë se 11 milionë dollarë në qira për familjet rreth Patos-Marinzës, duke shënuar një rritje prej mbi 1300% kundrejt 10 viteve më parë.

Download
Download

Pjesa më e madhe e familjeve të cilat përfitojnë të ardhura nga kontratat e lidhura me kompaninë Bankers Petroleum Albania jetojnë në Bashkinë e Patosit. Ato zënë rreth 47% të totalit të kontratave të lidhura nga kompania për vitin 2019. Ndërkohë, në Bashkinë e Roskovecit janë lidhur mbi 240 kontrata, duke zënë 30% të totalit.

Download (1)
Download (1)

Bankers Petroleum Albania operon për rreth 15 vjet në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Kompania është rritur ndjeshëm nga viti në vit dhe njëkohësisht ka rritur edhe pagesat ndaj të tretëve, duke përfshirë qeverinë qendrore dhe ato lokale, nënkontraktorët si dhe banorët rreth zonës së operimit.  Strategjia e Bankers do të vijojë të mbetet investimi i vazhdueshëm jo vetëm në aktivitetin e biznesit por edhe në komunitet dhe palët e tjera të treta për rritur kështu impaktin pozitiv në ekonominë lokale dhe atë kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb