VENEZUELE

Vazhdojnë  të rriten tensionet në  kufirin me Venezuelën dhe Kolumbinë, në urën La Dorada ku Garda Kombëtare e Maduro po përplaset me mbështetësit e opozitës. Protestuesit përpiqen të arrijnë kufirin me vendin fqinj të Amerikës së Jugut, Garda nuk kursen gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, numërohen edhe dezertimet e para, disa ushtarë të Gardës Kombëtare janë bashkuar me protestuesit.

Venezuele
Venezuele

Nga ana tjetër lideri i opozitës, Juan Guaido i ka cilësuar shkatërrues personat që pengojnë hyrjen e ndihmës humanitare.

“Kush pengon hyrjen e ndihmës humanitare është një dezertues që tradhëton popullin tonë. Dhe ata që na mbështesin për të shpëtuar jetën e venezuelianëve janë patriotë të vërtetë”, shkruan në Tëitter Guaido, lideri i vetëshpallur i Venezuelës, i cili gëzon edhe mbështetje të plotë ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: