Tre persona u plagosën lehtë në Beograd të shtunën në mëngjes kur një makinë u përplas me një turmë protestuesish që po shkonte drejt Parlamentit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia arrestoi shoferin 50-vjeçar i cili dyshohet se i bëri rezistencë arrestimit.

“Personat që u goditën në zonën e Belë Vodës ishin dy gra dhe një i ri , të cilët janë kontrolluar në urgjencë. Pas diagnostikimit të plotë janë konstatuar lëndime të lehta trupore”. njoftoi zyra e shtypit e ministrisë, duke theksuar se po vijon bashkëpunimi me prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Studentët protestues dhe mbështetësit e opozitës u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të demonstratës që të mblidhen pasditen e sotme para ndërtesës së Kuvendit. Demonstrata nuk ishte miratuar nga autoritetet e Beogradit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb