Dyqanet në veri të Kosovës do të hapen nesër. Këtë vendim e ka marrë Shoqata e Biznesmenëve serb të Kosovës pas një takimin që patën sot me temë për grevën e mbylljes së dyqaneve, transmeton lajmi.net.

Në fund të takimit organizata njoftoi për hapat që do t’i marrin në luftën kundër taksave. Ata thanë se do të bëhen hapa më radikale deri në protesta të cilat tregojnë gatishmërinë e serbëve të veriut të Kosovës për t’i luftuar taksat.

Meqenëse për këto dy ditë të mbylljes ata thanë se ka qenë vetëm shenjë paralajmëruese dhe aktivitetet në veri kundër taksës nuk do të ndalen.

“Ne jemi të vetëdijshëm se na pret një luftë e gjatë, e cila kërkon unitet, përpjekje, ndoshta sakrifica”, thanë ata, transmetojnë mediat serbe.

Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kuptojnë situatën që ata e kanë quajtur dramatike në veri.

Madje, ata kanë kërcënuar se nëse Kosova vazhdon me të njëjtën politikë, gjërat mund të shkojnë në rrugë pa kthim.

Por, nuk është bërë e qartë, se pas inskenimit të mungesës së mallrave në veri, nga ku do t’i marrin mallrat këto biznese?!

Serbët e veriut vlen të theksohet se gjithashtu kanë refuzuar të blejnë ushqime nga pikat alternative të shitjes që i bëri qeveria në veri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: