Numri i të vdekurve nga sulmet e natës në disa shtëpi dhe kampe refugjatësh në Rripin e Gazës ka shkuar në 22, raporton Al Jazeera, duke cituar mediat lokale.

Të paktën 12 persona u vranë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet gjatë natës nga forcat izraelite në qytetet Khan Younis dhe Rafah në Gazën jugore, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa.

Dy sulme izraelite në kampet e refugjatëve Bureij dhe Nuseirat, në Gaza qendrore, megjithatë, vranë 10 persona të tjerë, përsëri sipas agjencisë Wafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: