ARABI SAUDITE- Rritet bilanci i tragjedisë gjatë pelegrinazhit të përvitshëm që bëhet në Mekë, duke arritur në 769 të vdekur dhe 934 të plagosur, njoftoi sot ministri saudit i Shëndetësisë, Khaled al-Faleh.

Një bilanc i mëparshëm për dramën që ndodhi të enjten gjatë ritualit të goditjes me gurë të shejtanit në Mina, pranë Mekës, fliste për 717 të vdekur dhe 863 të plagosur.

Gjithashtu edhe më 11 shtator, më pak se dy javë para fillimit të pelegrinazhit të përvitshëm, më shumë se 100 besimtarë u vranë për shkak të rënies së një vinçi gjigant mbi Xhaminë e Madhe në Mekë, vendi më i shenjtë për fenë islame.

Këto ngjarje e kanë shndërruar pelegrinazhin e këtij viti si më të përgjakshmin e 25 viteve të fundit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: