ATHINE- Rritet bilanci i viktimave nga zjarri masiv që përfshi rajonin e Atikës në 23 korrik. Mësohet se numri i personave që humbën jetën ka shkuar në 91. Siç raportojnë mediat greke, një 85-vjeçar që ishte në kujdesin intensiv, ka ndërruar jetë, shkruan Kathimerini.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, raportohet se deri më tani 36 persona vijojnë të jenë të shtruar në spitalet e Atikës, pasi kanë djegie në trup, ku 6 ndodhen në kujdesin intensiv.

Sakaq, bëhet e ditur se një fëmijë ndodhet i shtruar në spitalin e Hagia Sophia-s, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: