Numri i përgjithshëm i automjeteve elektrike në Europë ka arritur në një milion, pas rritjes së shitjes mbi 40 për qind në 6-mujorin e parë të këtij viti, njoftoi CRI.

Rreth 200 mijë automjete elektrike u shitën në Evropë gjatë kësaj periudhe, me një rritje mbi 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me këtë trend, numri i përgjithshëm i automjeteve elektrike në Evropë pritet të arrijë në 1.3 milion deri në fund të këtij viti.

Norvegjia kryeson ende renditjen për këto automjete në Evropë, ndërsa shitjet arritën rreth 37 mijë automjete gjatë kësaj periudhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb