Të paktën 19 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i vitit të kaluar në 42.519, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu
Ministria tha në një deklaratë po ashtu se rreth 99.637 të tjerë janë plagosur në sulmet në vazhdim.
“Forcat izraelite vranë 19 persona dhe plagosën 91 të tjerë në tri masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.
Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.
Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar.
Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e territorit, krahas një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli gjithashtu përballet me akzua për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.