EKUADOR- Qeveria e Ekuadorit thotë se shifra e viktimave nga tërmeti 7.8 ballë që goditi të shtunën vonë këtë shtet, ka arritur në të paktën 350 njerëz, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë raportohet se janë lënduar.

Autoritetet thonë se kanë frikë që kjo shifër mund të rritet, pasi shumë viktima mendohet se janë zënë nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 28 kilometra në jug të qytetit bregdetar të Muisnes dhe ai u ndie deri në kryeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg nga ajo zonë.

Në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil, rrënojat u shpërndanë rrugëve dhe disa ndërtesa u rrëzuan pjesërisht.

Presidenti Correa deklaroi emergjencë shtetërore, si dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuar për në Vatikan.

Qeveria tha se ky tërmet është më i keqi që nga viti 1979, kur 600 njerëz patën mbetur të vrarë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduar.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: