Të paktën 24 njerëz u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bomba, pranë një tubimi zgjedhor, ku po merrte pjesë presidenti i Afganistan, Ashraf Ghani.

Presidenti ka shpëtuar pa pasoja, njoftuan zyrtarët. Ghani sapo kishte filluar të mbajë një fjalim në mitingun në kryeqytetin e Provincës Parvan, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i parë. Më vonë, një shpërthim tjetër vetëvrasës tronditi Kabulin qendror, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur 38 të tjerë, bëri të ditur ministria e Brendshme.

Përgjegjësinë për të dyja sulmet e morën militantët talibanë.

Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani, janë ndërprerë javën e kaluar. Bisedimet nuk e kanë përfshirë Qeverinë e Afganistanit. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb