Mungojnë vetëm disa ditë nga lançimi i iPhone-it të ri dhe në internet po rriten dita dites aludimet mbi veçoritë, ngjyrat dhe çmimet. Ndërsa një punonjës i Walmart, ne menyre te pa kujdesur ka publikuar kapakun e njërit prej pajisjeve, duke zbuluar dizajnin e ri.

Dhe duket pothuajse e sigurtë ardhja e një versioni të ri të Apple Watch, orës ‘smart’ të Apple. Dritat do të ndizen më 12 shtator, në orën 19.00 në Shqiperi ,në Teatrin Steve Jobs, në Kaliforni.

Sipas thashethemeve të fundit, duket pothuajse e sigurtë se smartfone do të jenë tre. Dy iPhone me ekran Oled, më të ndritshme, të cilat do të quhen ‘iPhone Xs’ dhe ‘iPhone Xs Max’, respektivisht me ekran 5.8 dhe 6.5 inç.

Për iPhone e tretë ka pasiguri rreth emrit: mund të quhet ‘9’, duke qenë evolucioni i natyrshëm i iPhone X i paraqitur vitin e kaluar dhe duke pasur një çmim më të ulët se modelet e tjera, por me një ekran 6.1 inç dhe LCD, me kontraste më pak të definuara.

Në skenën e ‘Steve Jobs Theaters’ gjithashtu duhet të shohim gjeneratën e katërt të Apple Watch, me një ekran më të madh se 15% në krahasim me paraardhësit, një bateri me jetëgjatësi me te larte dhe aftësi më të mirë për të monitoruar shëndetin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb