Rritet shqetësimi për rrjedhën e aktivitetit sizmik në Cikladet, pas tërmetit të ri me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, i ndodhur mbrëmjen e së dielës, në orën 21:05, 21 km në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në rajon, pas atij me magnitudë 5.2 Rihter që ndodhi javën e kaluar dhe tronditi ishujt Santorinin dhe Amorgos.

Termet2
Termet2

Më shumë se 11,200 lëkundje janë regjistruar në zonë. Kostas Papazachos, profesor i Sizmologjisë në Universitetin Aristotele të Selanikut, tha  se situata do të vazhdojë në këtë gjendje dhe të gjithë duhet të tregojnë durim deri në rregullim të plotë të situatës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: