TIRANE- Rritja e nivelit të akcizës në fillim të këtij viti ka dhënë efekt pozitiv në të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga kjo taksë.

Gjatë periudhës janar-maj të ardhurat nga akciza sipas treguesve fiskal paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, llogariten ne 13.9 milionë lekë. Krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë, të ardhurat nga ky zë janë rreth 1.4 milionë lekë më shumë

Rritja e të ardhurave i atribuohet luftës ndaj evazonit fiskal të administratës doganore, por edhe importi i cigareve ka ardhur në rënie, si pasojë e politikave të ndërmarra nga qeveria për uljen e konsumit të këtij produkti.

Për të minimizuar informalitetin në këtë fushë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me kompaninë “Crown Agents”, ka nisur një fushatë sensibilizimi “Bëni biznes të pastër” kryesisht për pijet alkoolike. Për t’i ardhur në ndihmë biznesit të ndershëm, kompania që ka kontratën koncensionare të pullave fiskale ka prodhuar një kartë “sicpa validator”, e cila ndihmon në njohjen e origjinalitetit të pullave fiskale.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb