Ku dhe si të investohet është një ndër dilemat më të mëdha dhe një proces i cili kërkon analizë të thellë, nga individët të cilët planifikojnë të bëjnë investime. Vazhdimisht ka patur diskutime dhe vlerësime të ndryshme, por duket që një pjesë e mirë e ekspertëve në fushën e ekonomisë bien dakord me faktin që investimi në fushën e pasurive të patundshme në tregun shqiptar, është një ndër investimet më të sigurta dhe që siguron të ardhura të vazhdueshme.

Vitet e fundit në Shqipëri vihet re një tendencë në rritje e kërkesës për investime në pasuri të patundshme dhe sidomos të investimeve në projektet rezidenciale dhe turistike.

Një ndër projektet më të mëdha jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, është Green Coast Resort, i pozicionuar në Palasën magjike, aty ku deti i kristaltë prek butësisht Llogoranë malore e madhështore. Tashmë që ka përfunduar faza e parë e projektit dhe Green Coast ka hapur dyert për të mirëpritur banorët dhe pushuesit, kurioziteti ynë se si ka ndryshuar vlera e pronave nga momenti fillestar dhe deri më tani, është mëse i justifikuar.

Foto 1 (16)

Për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, kontaktuam me znj. Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive në Green Coast Resort.

Tashmë që është dorëzuar faza e parë e projektit, do donim të dinim si ka ndryshuar vlera e pronave të blera në Green Coast Resort dhe a i ka arritur projekti pritshmëritë tuaja?

Sa herë që më drejtohet një pyetje në lidhje me çmimin e vilave në Green Coast, ajo që më vjen në mendje, është shprehja e William Armstrong: ëDiçka që unë u them të gjithëve është të mësojnë rreth pasurive të patundshme. Përsërisni pas meje: Tregu i pasurive të patundshme siguron kthimin më të madh të të ardhurave, vlerat më të larta dhe riskun më të ulëtë. Kjo shprehje është plotësisht e vërtetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për projektet e zhvilluara nga Grupi Balfin, të cilat gjithmonë garantojnë rritjen e vlerës së pronës.

Në mënyrë të veçantë Green Coast Resort, projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit dhe njëkohësisht projekti më i madh dhe më elitar në Shqipëri, garanton rritjen me shpejtësi të vlerës së pronës falë projektimit dhe zhvillimit të tij bazuar në një analizë të fortë, studimeve paraprake dhe implementimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe produkteve unike. Vendndodhja strategjike e zgjedhur me kujdes që në fillim, cilësia e lartë e ndërtimit, ofrimi i shërbimeve për të garantuar nivel elitar të jetesës, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e vlerës së pronës, por jo vetëm kaq. Green Coast është i njohur tashmë për idetë inovative, programet e reja dhe produktet unike që ka sjellë në tregun shqiptar, të tilla si Programi i Qiradhënies, koncepti Time Share apo Lehtësirat e financimit, ofruar në bashkëpunim me bankat kryesore në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky vit ka qënë shumë i rëndësishëm për projektin, me ndikime të ndjeshme në rritjen e vlerës së pronës, pasi krahas fillimit të jetesës në resort, ka filluar funksionimi i Programit të Qiradhënies, falë të cilit pronat e blera në Green Coast Resort kthejnë investimin te pronarët duke filluar nga vetëm 13 vite. Koncepti Time Share, i cili shumë shpejt do të jetë funksional në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare të specializuara dhe me ekspertizë në këtë fushë, do të ndikojë gjithashtu në rritjen e mëtejshme të vlerës së pronave në Green Coast Resort.

Për të gjithë ata të cilët po marrin në konsideratë blerjen e një prone për banim apo investim, ne u takuam me Darion, një nga klientët e parë në Green Coast Resort.

“Palasa ka qenë gjithmonë një nga vendet më të bukura ku pushonim çdo vit. Ndaj, para dy vitesh vendosëm të investojmë duke blerë një pronë në Green Coast Resort me një çmim prej 250.000 Euro. E njëjta pronë që ne blemë para 2 vitesh, aktualisht vlerësohet me një çmim rreth 300.000 Euro. Duket që vetëm për këto dy vite, të kemi bërë një investim të suksesshëm, pasi vlera e pronës u rrit me 10% në vit. J

Nga një analizë që Green Coast ka bërë në këtë fazë të projektit, rezulton që vlera e rritur e pronës arrin në 10 – 15% në vit për tipologji të ndryshme vilash.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zhvillimet që pritet të marrë zona së shpejti, vijimi me sukses i Programit të Qiradhënies, vendosja në funksionim shumë shpejt e programeve risi që po sillen, të tilla si Time Share, Property Share, etj, garantojnë rritje të vazhdueshme të vlerës së pronave.

Investimi në pasuri të paluajtëshme në përgjithësi dhe tek Green Coast në veçanti, merr edhe më shumë vlerë kur dihet tashmë që kthimi i investimit nga bonot e thesarit është në përqindje shumë te ulëta interesi (sipas indeksit të bankave të ndryshme llogaritet rreth 2.2%) për një periudhë 12 mujore, nderkohë që me investimin në Green Coast shkon 10-15% dhe pritet të rritet dhe më tej.

Vila e ëndrrave në Palasë, aty ku natyra të lë pezull frymën dhe ku çdo gjë është krijuar me shumë bujari, tashmë nuk është thjesht një ëndërr, por është një investim i sigurt dhe i zgjuar.

Ju mirëpresim!

Foto 6 (3)
Foto 6 (3)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb