Në kuadër të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike, Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ka instaluar në Korçë nënstacionin lëvizës (mobile), me kapacitet 110/35/10 kV.

Veç kësaj mase, në N/stacionin Korçë u vendos një transformator me fuqi 10 MW (pas atij 25MW), duke rritur fuqizimin e nënstacionit dhe të linjave 35kV, jo vetëm për qytetin, por për gjithë rajonin Korçë.

Operacioni është kryer gjatë natës nga Drejtoria e Tensionit të Lartë, pranë OSHEE, dhe vjen si reagim nga ana e kompanisë si masë mbrojtëse pas dëmtimit të transformatorit 45MW disa ditë më parë.

Për mbarëvajtjen e rrjetit elektrik, kompania ka shtuar përforcime në terren, duke stacionuar në pika kyçe rreth 1500 punonjës në gatishmëri të plotë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb