TIRANE- Rritja e taksave për makinat luksoze e parashikuar në paketën fiskale për vitin 2016-të ka ngjallur debate në Komisionin e Ekonomisë. Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar të përcaktohen me qartësi se kush janë makinat e luksit.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se pritet të shtohen taksat për makinat e luksit. “Jemi munduar të gjejmë kuptimin, definicionin që të përcaktojmë se kush futet në makina luksoze dhe arritëm në përfundimin se aty hyjnë të gjitha makinat me cilindrat me 3 mijë cc”.

Por sipas deputetit Edmond Spaho, përcaktimi i Canit se do të hynë tek makinat e luksit të gjitha ato mjete me cilindrat me 3 mijë cc, nuk është i drejtë.

Sipas tij në vend ka 11 mijë makina të tilla, që kanë bërë pak kilometra dhe që janë të vjetra, pavarësisht kubikëve. Ai propozoi të bëhej një listë e qartë e makinave, të përcaktohen emrat.

Ministri Cani u përgjigj se me këtë lloj përcaktimi qeveria takson 2,8% të makinave. “Pra godasim një shtresë të veçantë të popullsisë. U nisëm nga një kriter praktik”

“Në Shqipëri nuk besoj se ka 11 mijë persona që jetojnë në gjendje luksi. Në zyrën e regjistrimit i keni edhe markat e dhe çmimet, shumica e makinave që godisni i përkasin shtresës së mesme”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: