Ekonomia e Shteteve të Bashkuara është rritur më pak se është planifikuar, duke mos arritur shënjestrën e presidentit amerikan, Donald Trump prej 3 për qind.

Bazuar në të dhënat zyrtare, bruto-prodhimi i brendshëm është rritur për 2.5 për qind gjatë vitit 2018.

Të dhënat po ashtu kanë treguar se rritja është ngadalësuar në çerekun e dytë të vitit, pasi eksportet kanë rënë dhe kompanitë kanë investuar më pak në bizneset e tyre.

Këto të dhëna janë bërë të ditura para takimit të Rezervave Federale të SHBA-së, javën e ardhshme, ku pritet të diskutohen normat e interesit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb