Deputeti opozitar, Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit u shpreh pro rritjes së rrogave për ata punonjës të administratës publike përmes meritokracisë.

Ai tha se institucionet që kanë për detyrë që të rregullojnë administratën, duhet të bëjnë punë e vetë.

“Administrata duhet të ruaj piramidën e vetë, se kush ka shumë vlerë t’i rritet rroga. Nëse ne pretendojmë se ka njerëz që e mbyllin muajin me mijëra euro dhe atij punonjësi të shtetit që ruan paratë e shtetit, duhet t’i japim para që mos ta detyrojmë të vjedhë. Institucionet që kanë për detyrë që të rregullojnë administratën, duhet të bëjnë puën e vetë. Një administratë do paguar mirë, por dhe kontrolluar mirë. Një tjetër pikë është garancia, siguria për karrierën. Kush mendon që të mbarojë punë se po vijnë zgjedhjet, dhe të zgjidhë punë te shtëpia e vetë se i ka ngelur vila pa mbaruar, nuk janë për administratë.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb